Ribery: Louis van Gaal nuk ka rëndësi për mua
Posted: Monday, April 11, 2011 by FC Bayern München in
0
Ylli i Bayern Munich, Frank Ribery, ka zbuluar se ai nuk ka qenë shumë i prekur nga largimi i trajnerit Louis van Gaal, duke thënë se holandezi nuk është i rëndësishëm për të.
“Kjo situatë tashmë ka mbaruar. Louis van Gaal nuk është i rëndësishëm për mua. Ajo që është e rëndësishme për Bayernin është që ne të arrijmë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të fitojmë ndeshjen e ardhshme kundër Bayer Leverkusen dhe nuk mund të lejojmë të rrëshqasim as në ndeshjet tjera”, ka thënë Ribery.
Bayerni aktualisht pozicionohet i katërti në tabelën e Bundesligës me 52 pikë nga 29 ndeshje, një më pak se Hannoveri që pozicionohet i treti.