Jonker kërkon pozitën e tretë
Posted: Monday, April 11, 2011 by FC Bayern München in
0
Trajneri i ri i Bayern Munichut, Andries Jonker, ka kërkuar që skuadra e tij të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar në Bundesliga.
Pas shkarkimit të Louis van Gaal, 48-vjeçari mori drejtimin e bavarezëve, ndërsa menjëherë ka kërkuar pozitën e tretë në tabelë.
“Doemos duhet të jemi të tretët më 14 maj. Nuk kam nevojë për filozofi dhe nuk kam plane për pjekjen e ndonjë lojtari. Thjeshtë më duhet të siguroj kualifikimin për në Ligën e Kampionëve së bashku me tifozët, drejtorët dhe stafin”, ka thënë Jonker.
