Lahm: Ndryshimet ishin të domosdoshme
Posted: Friday, April 1, 2011 by FC Bayern München in
0
Kapiteni i Bayern Munchen, Philippe Lahm, ka folur vendimin e fundit që kanë marrë drejtuesit e klubit për ndryshimin në stafin teknik duke emëruar trajnerin Jupp Heynckes në vend të holandezit Luis Van Gaal.
“Ndryshimi i trajnerit ishte i drejtë. Në këtë sezon të gjithë kemi bërë gabime të rënda, duke përfshirë edhe veten time. Ne kemi qenë të pakujdesshëm si në mbrojtje ashtu edhe në sulem. Kur nuk merrni rezultate ju duhet të paguani pasojat”, tha Lahm. Mbrojtësi gjithashtu ka folur edhe rreth trajnerit të ri, Henckes, për të cilin ka vetëm fjalë të mira. “Unë kam mendim të mirë për Heynckes. Unë jam i sigurt se ai do të punojë mirë për klubin”, ka shtuar gjermani.