Bayerni kërkon Alexin

Posted: Friday, April 1, 2011 by FC Bayern München in
0


Bayerni i Munichut raportohet se është duke synuar një transferim të mbrojtësit të Chelseat, Alex, gjatë afatit kalimtar veror.
Me David Luiz, John Terry dhe Branislav Ivanovic në klub, Alex tash është vetëm zgjidhja e katërt në mbrojtjen Blu dhe nuk është paraqitur në Ligën Premier që nga dhjetori, kur iu nënshtrua një operacioni.
Alex është i lidhur me Chelsean deri në vitin 2013, por mund të largohet nëse nuk i ofrohet hapësirë e rregullt loje për sezonin e ardhshëm.
Bayerni në anën tjetër dëshiron ta forcojë mbrojtjen e qendrës dhe ka shtuar Alex në listën e dëshirave.

0 comments: