Blanc: Franca nuk mund të jetë e varur nga Ribery
Posted: Friday, April 1, 2011 by FC Bayern München in
0
Laurent Blanc beson se mesfushori Franck Ribery do të ishte një lojtar kyç në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012, kundër Luksemburgut gjatë të premtes, por thotë se ata nuk mund të bazohen vetëm në të për të fituar takimin.
Ylli i Bayern Munichut është rikthyer në ekipin kombëtar për herë të parë këtë sezon dhe do të mundohet të tregojë të gjitha aftësitë e tij për ndeshjen e radhës të grupit D”.
“Ju mund të keni ekipin më të mirë në botë, por nëse nuk jeni në gjendje ta vendosni në presion kundërshtarin pasi ata janë mirë të organizuar ju duhet të keni lojtarë të cilët mund të bëjnë dallimin”.
“Ne do të mbështetemi në të (Ribery) shumë, por ne nuk duhet të vendosim shumë presion duke menduar se ai mund ta fitojë i vetëm ndeshjen”, ka thënë Blanc.