Rafinha i ngazëllyer me rikthimin në Bundesliga

Posted: Saturday, June 4, 2011 by FC Bayern München in
0


Rafinha ka zbuluar ngazëllimin e tij që i është bashkuar Bayern Munichut dhe është i kënaqur me rikthimin në Bundesliga.
Gjiganti bavarez konfirmoi gjatë të hënës se mbrojtësi i djathtë brazilian do t’i bashkohet klubit për një shumë prej 5.5 milionë euro, vetëm pas një viti pasi ai u transferua te Genoa.
“Jam i ngazëllyer që transferimi im te Munich është kompletuar dhe se do të luaj sërish në Bundesliga. Caku im tash është të fitoj trofet të cilat nuk kam mundur deri tash. Tash do të përballem me ekipet më të mira dhe lojtarët më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Rafinha.

0 comments: