Rafinha: Do të bëj më të mirën
Posted: Saturday, June 4, 2011 by FC Bayern München in
0
25-vjeçari Brazilian, Rafinha, ishte i lumtur me rikthimin e tij në Bundësligë dhe theksoi në një deklaratë qëllimet e tij për sezonin e ardhshëm.
“Jam i lumtur që transferimi në Munich është kompletuar dhe mund të luaj përsëri në Bundesligë”, tha ai.
“Është garë që çdo lojtar dëshiron të luaj në të. Champions League është e rëndësishme dhe shpesh krahasohet me Kupën e Botës pa Brazilin dhe Argjentinën”, deklaroi Rafinha mbi garën e Champions League.
“Shpresoj të bëj më të mirën për rastin që më është mundësuar mua. Sezonin tjetër, finalja do të luhet në Munich dhe shpresoj që mund ta ndihmoj ekipin të arrijë në atë fazë sikur sezonin e kaluar, por këtë herë në shtëpinë tonë dhe me mbështetjen e fansave tanë”.