Neuer: " Dua Bundesligen dhe Champions Leaguen"

Posted: Saturday, June 4, 2011 by FC Bayern München in
0


Manuel Neuer ne nje interviste nga Vjena, flet per te ardhmen e tij ne Mynih.

Manuel, shume kolege te tu te ardhshem tek Bayern jane pjese e kombetares. Te kane treguar ata se cfare te pret ne Mynih?

- I kam pyetur dhe kemi folur shume. Te gjithe me kane siguruar qe eshte zgjedhja e duhur.

Pse nuk ishte asnjehere nje ceshtje largimi drejt nje klubi te huaj, pershembull Manchester United?

- Doja te behesha portieri me i mire ne Gjermani me klubin me te mire ne Gjermani. Me pelqen shume Bundesliga, dhe dua te vazhdoj te jetoj ne Gjermani.

Te ka ndikuar e dashura juaj ne kete vendim, duke qene se ajo eshte nga Mynihu?

- Me ka ndikuar ne zgjedhjen e shtepise, sepse ajo e njef me mire. Per transferimin jam pergjegjes vete.

Tek Bayern, ju shiheni si ai qe do te ndjeke gjurmet e Oliver Kahn. Si po e perballoni kete presion?

- Ne fakt qe tani kam presion, me se shumti me faktin e ndryshimit, dhe si ish kapiten i Schalkes. Por jam i forte per te perballuar cdo lloj presioni.

Ka shume krahasime mes teje dhe Kahn...

- Une dua te behem i suksesshem dhe te fitoj tituj. Nese e arrij, atehere nuk kam bere shume gjera gabim.

Tani cilesoheni si portieri me i mire ne bote, dhe fitoni shume para. A mund te ndryshojne keto para nje person?

- Une nuk e lejoj veten time te ndikohem. Une jam akoma i njejti person miqesor, dhe Mynihu do te perfitoje prej kesaj.

Synimet e tua me Bayern?

- Vitin e kaluar dolem te 3, nje vend jo shume i mire. Une dua qe me Bayern te fitoj Bundesligen, dhe te arrij ne finalen e Champions League qe do te zhvillohet ne Mynih. Eshte gje e mire qe jemi shume Gjermane ne ekip. Keshtu mund te ndertojme nje ekip solid.

Si ndiheni me mospranimin qe ju bejne disa Ultras te Bayern?

- Kjo eshte ne doren time dhe te ekipit. Nese arrijme sukses, atehere do te kete shume pak persona qe do te kene koment negativ. Por une do te provoj qe nga filimi i sezonit te kem nje ure komunikimi me fansat.

Mund te motivoni veten pas nje sezoni te gjate per ndeshjen me Azerbaijan?

- Eshte e rendesishme qe te rikuperojme forcat keto 2 dite. Mendoj qe duhet te jemi te lumtur qe jemi perseri bashke. Duam te mbyllim sezonin sa me mire, gje shume e mundshme...

0 comments: