Lazio kontratë dyvjeçare për Klosen

Posted: Saturday, June 4, 2011 by FC Bayern München in
0


Skuadra italiane Lazio ka bërë ofertë konkrete për sulmuesin e Bayern Munichut, Miroslav Klose, i cili është pranë largimit nga Allianz Arena.
Sipas La Gazzetta dello Sport, kryeqytetasit i kanë ofruar gjermanit kontratë dyvjeçare me përfitime vjetore prej 1.8 milion euro, ndërsa në kontratë përfshihet edhe mundësia e vazhdimit për një vit tjetër.
E ardhmja e Kloses është e paqartë pasi kontrata e tij skadon në fund të qershorit, ndërsa Bayerni vështirë se do t’i ofrojë një kontratë të pranueshme për lojtarin.
Mungesa e marrëveshjes me klubin aktual ka bërë që shërbimet e tij të kërkohen edhe nga Milani, Evertoni, Tottenhami dhe Valencia.

0 comments: