Klose i interesuar të kalojë te Lazio
Posted: Saturday, June 4, 2011 by FC Bayern München in
0
Sulmuesi i Bayern Munichut, Miroslav Klose, ka deklaruar se është duke e shqyrtuar ofertën e Lazios dhe është i interesuar që të luajë në Serie A.
“Jam duke i shqyrtuar ofertat, dhe mes tyre atë nga Lazio”, ka thënë 32-vjeçari për Il Corriere dello Sport.
Të hënën u njoftua se Lazio ka bërë një ofertë konkrete duke i ofruar marrëveshje dyvjeçare sulmuesit gjerman, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.