Juventusi interesohet për Riberyn

Posted: Saturday, June 4, 2011 by FC Bayern München in
0


Juventusi është i gatshëm të shpenzojë për të transferuar mesfushorin e Bayernit të Munichut, Frank Ribery, një kërkesë kjo që ka hasur në mirëkuptim mes trajnerit të ri Antonio Conte dhe presidentit Andrea Agnelli.
Il Giorno shkruan se edhe Andrea Agnelli edhe Antonio Conte ndajnë mendimin e njëjtë se Frank Ribery është njeriu që mund ta rikthejë Juventusin aty ku e ka vendin – në majën e futbollit evropian.
Juventusi shpreson që ta shfrytëzojë Luca Tonin për ta realizuar këtë transferim, pasi siç dihet sulmuesi italian gëzon miqësi të mirë me francezin nga koha sa ishte te Bayerni.

0 comments: