Zyrtare: Heynckes trajner i Bayernit

Posted: Friday, April 1, 2011 by FC Bayern München in
0


Vetëm pak orë pasi bëri të ditur bisedimet me Bayernin e Munichut, janë bavarezët ata që e kanë konfirmuar trajnerin aktual të Bayer Leverkusenit, Jupp Heynckes, si trajner të tyre për sezonin e ardhshëm.

Negociatat shkuan pa probleme dhe Bayerni ka zbuluar në faqen zyrtare se Heynckes u pajtua të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare deri më 30 qershor, 2013.

“Jupp ishte kandidati ynë i preferuar. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur marrëveshje dyvjeçare. Jam i bindur se do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Heynckes”, theksoi drejtori Karl Heinz Rummenigge.

0 comments: