Van Gaal: Më në fund në vendin e tretë.
Posted: Sunday, April 3, 2011 by FC Bayern München in
0
Pas fitores së ekipit të tij me rezultat 1-0 ndaj vendit të fundit Munchengladbach, Louis Van Gaal ka lëvduar paraqitjen e djemve të tij dhe sidomos prekjen e pozitës së tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Qartë, kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Kjo për shkak të organizimit të mirë të Gladbachut. Është gjithmonë e vështirë ndaj ekipeve defensive. Jam i kënaqur që nuk kemi lejuar shumë raste. Por, ne nuk krijuam shumë raste, një në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë”.
“Ne ishim shumë efektivë, kjo nuk ndodhi shpesh gjatë sezonit. Natyrisht jam i kënaqur me rezultatin dhe me faktin se më në fund jemi në pozitën e tretë”, tha Van Gaal