Rummenigge garanton që Robben e Ribery do të qëndrojnë
Posted: Tuesday, April 12, 2011 by FC Bayern München in
0
Shefi i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, nuk shqetësohet nga spekulimet që thonë se dyshja Arjen Robben dhe Franck Ribery do të largohen nga Allianz Arena në fund të sezonit.
Sipas spekulimeve, Robben dhe Ribery do ta braktisin Bayernin nëse skuadra gjermane nuk siguron një vend në Ligën e Kampionëve.
“Mund të garantoj se edhe Arjen Robben edhe Franck Ribery do të qëndrojnë. Por jo vetëm këta dy. Ne nuk do të shesim asnjë nga lojtarët kryesorë këtë verë”, ka thënë Rummenigge për TZ.