Robben i hapur për largim gjatë verës

Posted: Friday, April 1, 2011 by FC Bayern München in
0


Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, mbetet i pasigurt për të ardhmen e tij dhe thotë se edhe pse është i lumtur te kampioni i Gjermanisë për momentin, një largim nuk mund të përjashtohet.
“Jo, nuk dua të them nëse do të qëndroj ose do të largohem nga Bayerni. Jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj. Por kam mësuar nga e kaluara se kurrë nuk i dihet të ardhmes”, ka thënë Robben.
Robben iu bashkua ekipit gjerman në verën e vitit 2009 kur u shkelmua nga Real Madridi dhe sezonin e kaluar ndihmoi ekipin të fitojë titullin e Bundesligës dhe kupën e Gjermanisë, e njohur si DFB Pokal. Ai po ashtu ka luajtur një rol kyç në arritjen e Bayernit në finalen e sezonit të kaluar.

0 comments: