“Oli”: Bayerni vitin e ardhshëm mund të fitoj LK
Posted: Friday, April 1, 2011 by FC Bayern München in
0
Portieri legjendar i Gjermanisë, Oliver Kahn gjatë një interviste për mediet gjermane ka folur për dështimin e ish-skuadrës së tij për të rrëmbyer ndonjërin nga titujt e mundshëm. Mirëpo njeri nga portierët më të mirë në historinë e futbollit botëror, Oliver Kahn beson së Bayern Munchen edicionin e ardhëm mund të fitoj Ligën e Kampionëve.
“Ata ketë vit kanë humbur shumë, por vitin e ardhshëm ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, tha Kahn. Bayern Munchen edicionin e kaluar kishte fituar kampionatin, Kupën, Superkupën dhe ishte kualifikuar deri në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposht nga Inter më rezultat 2-0.