Muller: Robben nuk do ta lë Bayernin!

Posted: Friday, April 1, 2011 by FC Bayern München in
0


Thomas Muller mendon se shoku i tij i skuadrës, Arjen Robben nuk do të largohet nga Bayern Munchen, siç spekulojnë mediat e ndryshme evropiane.
Nuk mendoj se do të largohet. Askush në klub nuk është i impresionuar si ai. Robben është i lumtur në Bayern dhe dëshiron të fitojë trofe këtu”, theksoi sulmuesi i ri gjerman për uebfaqen spox.com.
Mediat e huaja, kohëve të fundit shkruanin se përfaqësuesi holandez e dëshiron një klub ku ai mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Ndër skuadrat që përmendeshin më së shumti për të ardhmen e mesfushorit ofanziv ishte edhe Milani.

0 comments: