Beckenbauer: Shkarkimi i Van Gaal, i paevitueshëm

Posted: Monday, April 11, 2011 by FC Bayern München in
0


Franz Beckenbauer i ka shpjeguar për tabloidin gjerman ‘Bild’ motivet që e detyruan Bayernin e Munichut që ta shkarkojë trajnerin holandez Louis Van Gaal, para përfundimit të kontratës së tij.
“Përfundimi i raportit me Van Gaal ishte i paevitueshëm. Ishte një tentativë dështuese për ta mbajtur një trajner deri në fund të sezonit, edhe pse largimi i tij ishte vendosur. Drejtuesit e Bayernit shpresonin se kjo do të funksiononte, por punët përgjysmë nuk funksionojnë. Kur ke vendosur ta bësh një largim, është më mirë ta bësh menjëherë”, theksoi legjenda e futbollit gjerman.

0 comments: